Sport

Sevilla nuk heq dorë nga Navas

Klubi andaluzian insiston për të transferuar ish-futbollistin e Manchester Cityt.

Jesus Navas vazhdon të mbetet një dëshirë e madhe për Sevillan, që synon ta rikthejë në shtëpi reprezentuesin e Spanjës.

Klubi andaluzian po negocion me lojtarin i cili është pa kontratë, pas largimit nga Manchester City në përfundim të sezonit të shkuar.

Navas u transferua në Premier Ligë para katër sezonesh, por tashmë në moshën 31-vjeçare ai synon të rikthehet te klubi ku ka luajtur 376 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola.

Për Navas ka shprehur interesim edhe Newcastle United.