Policia është duke hetuar një përdhunim që i është bërë një vajze nga një taksist, në Costa del Sol të Spanjës, transmeton Indeksonline.
Turistja e shqetësuar u ka thënë zyrtarëve policorë se taksisti e kishte dërguar atë në një vend të humbur, në vend që ta linte te hoteli ku ajo po qëndronte.
Vajza kishte marrë taksinë për të shkuar në hotelin e saj, rreth orës 4 të mëngjesit ku po kthehej nga një festë të dielën.
Ngjarja vjen një ditë pas raportimit të përdhunimit të një vajze 19 vjeçare nga tre djem (njëri shok i vajzës dhe dy tjerët shokë të djalit), në plazhin Magaluf të shtunën./Indeksonline/