Anita Haradinaj së fundmi po merr gjithë vëmendjen si bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Madje më të shumta janë kritikat e ashpra në adresë të saj, se po e shfrytëzon ardhjen në pozitë të bashkëshortit të saj Ramush Haradinaj, duke shpenzuar shuma marramendëse rreth veshjes e aksesorëve.
Herën e fundit kur u përfol për diçka të tillë, ishte shkaku i çantës së shtrenjtë firmato, e cila bëri gjiro në shtypin rozë.
Ndërsa sot, fokusi është tek fytyra e saj e buzëqeshur.
Por, sërish janë disa aksesorë të cilët bien në sy edhe këtë herë në pamjen e Anitës, që e bën të dukej për mrekulli dhe me shumë gjasë duhet të kenë kushtuar goxha, , shkruan Kosovarja.