Edin Dzeko beson se Serie A këtë sezon do të ketë cilësi më të lartë, ndërsa ka lënë të kuptohet se Juventusi është ekipi kryesor që duhet të mposhtet.
Pas humbjes së penalltive ndaj Juventusit mbrëmë, Dzeko vlerësoi lëvijet e Romës në tregun e transferimeve, por është i pasigurt nëse hendeku në Serie A është mbyllur.
Dzeko ka vlerësuar edhe ish-bashkëlojtarin e tij në Manchester City dhe tani transferimin e ri të Romës, Aleksandër Kolarov.
“Ne e njohim mirë njëri-tjetrin, ai siguroi shumë asistime për mua në Premier Ligë” tha ai.
“Ai është një lojtar shumë i fortë, i cili do ta ndihmoj Romën dhe jam i kënaqur që ai ka ardhur këtu” deklaroi sulmuesi boshnjak.
Më tutje ai vazhdoi: “Ishte një lojë parasezonale, kështu që nuk e di nëse mund të marrësh shumë prej saj. Juve mbetet një ekip i fortë dhe ekipet tjera kanë blerë shumë lojtarë, por mendoj se Serie A do të jetë më e mirë këtë vit.” përfundoi Dzeko. /Indeksonline/