Sport

Serena Williams fituese e Australian Open

Tenistja amerikane Serena Williams, ka fituar turneun Australian Open, titull ky që Serenën e ngrit në njërën prej legjendave më të mëdha të tenisit botëror.

Me fitoren e sotme kundër motrës së saj, Venus Wiliams, 6-4 6-4, 35-vjeçarja Serena e tejkaloi gjermanen Steffi Graf në listën e fitueseve të të gjitha kohërave, duke e çuar në 23 numrin Grand Slameve të fituara.

“Urime Serenës për fitoren e 23-të”, tha motra e saj Venus, e cila me 36 vjetët e saj, është finalistja më e moshuar në Australian Open.  Serena nga ana e saj, nuk kurseu fjalët për motrën e saj më të madhe.

“Ajo është arsyeja e vetme që unë jam duke qëndruar këtu sot. Faleminderit për frymëzimin”, tha mes tjerash Serena për të cilën kjo është hera e 7 që fiton turneun e Melburnit.