Në Graçanicë, vendvotimet janë hapur në orën 07:00. Prej orëve të para të mëngjesit, interesimi i qytetarëve për të votuar ka qenë i madh.
Edhe gjatë qëndrimit të ekipit të zeri.info, në këtë komunë, qytetarë të të gjitha moshave janë paraqitur për të votuar.
Sipas përgjegjësve të shkollës “Krajl Milutini”, gjithçka ka shkuar pa ndonjë incident, qoftë edhe verbal deri në orën 12:00.
Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë të tillë të cilët para se të hedhin votën e tyre i janë lutur edhe Zotit për ndihmë, por kësaj radhe jo për vete, por për fitoren e Aleksandër Vuçiqit.
“Zot ndihmo që të fitoj Vuçiq”, është dëgjuar duke thënë një murgeshë në vendvotim, të cilën mund ta shihni në foto më poshtë.