Aktuale

‘Serbia s’i bashkohet BE-së pa e njohur Kosovën’

SHBA do të duhej ende ta përkrahë rrugën e Serbisë drejt BE-së, thuhet në raportin e Institutit amerikan për lindje-perëndim dhe komitetin nacional amerikan për politikë të jashtme.

Po ashtu, thuhet se SHBA duhet të mbështesë qëndrimin e BE-së se anëtarët e rinj duhet t’i përshtaten politikave të BE-së karshi Rusisë dhe se Serbia nuk do të anëtarësohet derisa nuk e pranon Kosovën, raporton B92, përcjellë Gazeta Blic.

Në raportin e titulluar “Koha për veprim në Ballkanin Perëndimor”, analizohet për nevojën e veprimit të shpejtë të SHBA dhe BE për të zgjidhur çështjet e nxehta dhe të ndalojnë përleshjet potenciale në Ballkanin Perënidmor.

 
Serbia përshkruhet në raport si vendi me ndikimin më të madh në rajon, e cila ‘ec nëpër një fije diplomatike njëkohësisht, duke mbajtur raporte të mira me Rusinë dhe BE-në”. Sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, raporti sugjeron që Serbia duhet fuqimisht të përkrahë politikat e BE-së përballë Rusisë, përfshirë edhe sanksionet.

Në rastin e Kosovës, raporti rekomandon SHBA-të, të ndalojnë trajtimin e ngadalshëm, si thuhet, të këtij konflikti të ngrirë.

the authorE B