Sport

Serbia i konsideron shtetas të vet kosovarët që po luajnë në Euro 2016

Serbia ende nuk po mund ta pranojë kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016.

Pas fitores 1:0 ndaj Rumanisë, mediat serbe kanë shpërthyer me shkrimet e tyre nga më të ndryshmet.

Por, për këtë Serbia megjithatë e ka një ngushëllim . Të paktën ashtu siç ka thënë për portalin serb “alo” drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Guriq.

“Edhe pse Serbia nuk po merr pjesë në Kampionatin Evropian, shumë qytetarë tanë po marrin pjesë në të. Ja, vetëm në Përfaqësuesen e Shqipërisë janë tetë lojtarë nga Kosova dhe mjaft të tjerë në Zvicër. Ata janë të tanët, u pëlqeu ose jo atyre”, ka thënë Guriq

“Sa i përket UEFA-s, ajo për mua është e komprometuar pasi e pranoi Kosovën anëtare. E pastaj të ndalojë klubet e saj të luajnë e reprezentacionit t’ia ndalojë të jetë mikpritës. Mendoj se tash askush s’e kupton se me urdhra të kujt punon UEFA”, ka thënë Gjuriq.