Një serb derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin ndaj veturës duke u vetaksidentuar.
Poashtu, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes kanë ndikuar në këtë vetaksidentim.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjerë, një mashkull dhe dy femra serbe.
Në gjendje të lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Graçanicës./Indeksonline/.