Policia raporton se në pjesën veriore të Mitrovicës, në shtëpinë e tij është gjetur trupi i pajetë i një serbi, shtetas i i Malit të Zi.
Në vendngjarje kanë dalë njësiti përkatës dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/