Sport

Serbët shkarkojnë kryetarin e Volejbollit sherri i Kosovës (Foto)

Nenad Golijanin nuk është më President i Federatës së Volejbollit të Serbisë.

Numri një i Federatës së Volejbollit të Serbisë,  Nenad Golijanin është shkarkuar nga delegatët e pranishëm në Asamblenë e mbajtur në Beograd.

Ky shkarkim ka ardhur, pasi Golijanin  kishte abstenuar gjatë votimit për pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB) në Kongresin e kësaj të fundit në Buenos Aires.

Brenda 60 ditëve, komision i krijuar nga kjo asamble e jashtëzakonshme,  duhet të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri të Federatës së Volejbollit të Serbisë, shkruan Blic.rs, përcjell Express/