Zëvendëskryeministri i Kosovës në largim, Branimir Stojanoviq ka thënë se serbët në Kosovë mbështesin iniciativën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm, sepse, siç thotë ai, është i vetëdijshëm për rrethanat në të cilat ata jetojnë, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.
“Ne kemi vuajtur në të kaluarën, dhe pasojat ndihen sot për shkak të vendimeve populiste, deklaratat, për shkak të hipokrizisë së shumtë, të cilët kanë menaxhuar në të kaluarën Serbinë, dhe sot ata mbajnë mësime me patriotizëm”, ka thënë Stojanoviq./Indeksonline/