Deputeti Driton Selmanaj ka sqaruar edhe njëherë arsyen e përplasjes verbale në debatin që kishte me kryetarin e kuvendit Kadri Veseli.
Ai para gazetarëve në holl të Kuvendit tha se Veseli ka qenë ai që e kishte detyruar të jap dorëheqje nga KDI, pasi sipas tij Veseli kishte bërë presion tek donatorët për ta shkarkuar.
“ Nuk ishte zënkë ishte shpërfaqje e qasjes sa tij dhe personalitetit të tij ndaj shume proceseve në Kosovë dhe ndaj meje personalisht. Nuk e kam të qartë pse i pengoj. Unë i kam penguar edhe kur kam qene pjesë e sektorit jo qeveritar . I tregova atij në mënyrë publike që ka qene ai në njëfarë forme që më ka detyruar në njëfarë forme të marr vendimin të angazhimit tim në një organizatë joqeveritare të largohem nga aty. Të jap dorëheqje unë jo të shkarkohem as s’ka qenë, ka qenë tërheqja ime ka qenë e vullnetshme për shkak presionit të z. Veseli që ka bërë tek donatorët në atë kohë. Unë i sqarova edhe një herë që pikërisht i njëjti donator ka qenë që organizatën time që e kam themeluar më pas e ka mbështet fuqishëm. Ai u lëshua krejtësisht në personale i dëshmova edhe në atë aspekt është një lajm i mirë për Kosovën që ShIK ka filluar të mos ketë më informata . Ka filluar të marr informata shpifëse të ndërtoj informuar në kuzhinat e tyre por assesi të mos ketë informata të sakta. I tregova gjithë biografinë time përkundër që e ngarkuam opinionin më shumë se që duhej , por fat të keq është realitet“, tha Selmanaj./KosovaPress/