Aktuale

Selmanaj ia kthen Gjuriqit për deklaratat ndaj Haradinajt

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka thënë se kryetari i AAK-së dhe ish-Komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj duhet të kthehet në Kosovës që të mos kemi situata të pakëndshme.

Këtë deklaratë, Selamanaj e ka dhënë pas reagimit të Drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ndaj deklaratave të deputetit Daut Haradinaj për rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.

Ky është reagimi i plotë i kruet të Deçanit, Rasim Selmanaj:

Edhe Gjuriqi qenka shqetësua prej dekleratave të Daut Haradinajt!

Ndërsa ne që jetojmë në vendin ton spaskemi të drejt të shqetsohemi me dosjet e shpifura të shtetit fashist të Serbisë së Millosheviçit ndaj Ramush Haradinajt i cili kishte fituar edhe para drejtësisë nderkombëtare!

Kushdo që pretendon ekstradimin e Ramushit në Serbi ju themi se kjo është rrenim i të gjitha të arritura të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe cenim i lirisë së fituar me gjak!

Nëse krijohet një situatë e tillë që unë nuk besoj personalisht, atëherë kerkush në këtë vend nuk do të ndihet i lirë pra as serbet!

Ramushi duhet të kthehet në Kosovë që të mos kemi situata të cilat nuk i dëshirojmë! Ramush Haradinaj duhet te kthehet në Kosovë këtë duhet ta dijnë të gjithë, pra edhe Franca që është vënë në shërbim të politikave të Millosheviqit!

the authorE B