Tech

Selimi: Tesla, e interesuar të investojë në Kosovë

Koordinatori Nacional i fondit amerikan MCC për Kosovë, Petrit Selimi, ka shpalosur se kompania e mirënjohur amerikane “Tesla” ka shprehur interesim për investime të mundshme në Kosovë.

Në emisionin “Me Erëzën” qe emitohet sonte, Selimi shpalosi se kompania e njohur e milionerit amerikan Elon Musk, që prodhon automjete elektrike si dhe solucione solare, ka shprehur interesim fillestar për bashkëpunim me MCC në projektet energjetike të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosove.

Selimi ka pohuar se ekipi amerikan dhe kosovar i këtij fondi po shikojnë të bashkëdyzojnë mjetet me sektorin privat si dhe kompani të njohura dhe se ka pasur një interesim fillestar nga “Tesla” që ndoshta Kosova të përdoret si model për projekte në fushën e energjisë së ripërtërishme. Mbetet të shihet nëse ky interesim fillestar do të rezultojë me projekt konkret.