Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka fajësuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për deportimin e gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë, gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Express.
Duke ju referuar si “gjarpri”, Selimi ka shkruar se opinioni nuk e ka të qartë se çka ka ndodhur dje me rrëmbimin dhe deportimin e shtetasve turq sepse gjarpri nuk lë gjurmë.
Këto komente, deputeti i bëri përmes Facebook’ut,
Shkrimi i plotë:
“Nuk po e din opinioni se cka ndodhi me rrembimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq sepse gjarperi nuk gjurmë”