ShowBiz

Selena rikthehet në skenë, merr gjithë vëmendjen në AMA (Foto)

Selena Gomez ka qenë ndër yjet që kanë tërhequr vëmendje në ceremoninë e sivjetme të American Music Awards.

Këngëtarja amerikane ka qenë mjaft e përfolur në muajt e fundit, ndërsa dukja e saj e re ka bërë që fokusi të ishte tek ajo.

25-vjeçarja është shfaqur me flokë të shkurtuara dhe bionde gjatë fotosesionit të AMA.

Njëherësh, ajo ka performuar edhe para publikut, gjë që e rikthente në skenë pas problemeve personale.

Performanca e saj është vlerësuar, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet për dukjen në skenë.

Kujtojmë që para dy muajsh, Selena ishte detyruar që të bënte transplantim të veshkës.

Sa i përket jetës romantike, së fundmi ajo i ka dhënë fund lidhjes me The Weeknd, ndërsa është parë në shoqërinë e ish-të dashurit, Justin Bieber.

Madje është spekuluar se ajo është lidhur sërish me këngëtarin kanadez. /Telegrafi/

the authorE B