Ata as që e kishin imagjinuar që një ditë do të jenë më shumë se dy miq e koleg të mirë.
Bëhet fjalë për dy këngëtarët e njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliun, transmeton Gazeta Express.
Çifti më i ri i estradës ditë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në një festë private familjare.
Dyshja simpatike tani duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. E këtë më së miri mund ta vëreni përmes imazheve që ata publikojnë në rrjetet sociale.
Së fundmi është ky Seldi i cili në llogarinë e tij në instastory ka postuar një video ku shihet së bashku me Mimozën me puthje pasionante.