ShowBiz

Seldi bën deklaratën e radhës, pas konfirmimit të ndarjes me Mimozën

Ndarja e Seldit me Mimozën po përflitet ende mjaft shumë.

Pas konfirmimit publikisht nga vet Seldi se çifti kanë përfunduar lidhjen e tyre, publiku ka reaguar me të madhe.

E me këtë rast, duket se fjalët po e mundojnë edhe vetë këngëtarin, i cili reagon edhe në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express.

Seldi ka shkruar një postim dhe me ironi ‘falënderon’ njerëzit të cilët mirren me punën e tij dhe jetën private.

Sledi dhe Mimoza në mënyrë të qetë kanë përfunduar fejesën e tyre, ndërsa është vërejtur se diçka nuk po shkon me ta pasi kanë fshirë të gjitha postimet që kanë pasur bashkë në Instagram./Gazeta Express

the authorE B