Aktuale

Selami: Ja posti që do t’i ofroj Bashës kur të jem kryetar i PD-së

Kandidati për kreun e PD, Eduart Selami tha në “Dritare me Rudinën” se grupi parlamentar deri tani ka qenë formal dhe nuk diskutoheshin çështjet. Selami tha se kur të bëhet kryetar i PD, do të sugjerojë që Basha të bëhet kryetar i grupit parlamentar.

“Me shumë krenari do të përfaqësoj ngjyrat e PD. Kur të jem kryetar, nuk do të vij si Basha me një letër në dorë. Mbledhja e grupit ishte caktuar në një orar dhe vazhdonte shtyrja e orarit për 1 ore, ndërkohë që kamerat ishin aty. Lexohej një deklaratë dhe më pas shpërndaheshin të gjithë. Iknin kamerat, iknin edhe anëtarët. Por kur të jem unë do t’i bëj gjërat ndryshe. Unë vetë kur të bëhem kryetar i PD, do të sugjeroj që Basha të bëhet kryetar i grupit parlamentar i PD, por skam për ta emëruar se nuk e kam këtë kompetencë”, tha Selami.

Kandidati për kreun e PD, Eduart Selami tha se është kundër bashkëpunimit mes PS dhe PD, por do të jetë i hapur ndaj bashkëpunimeve për çështje të rëndësishme.

“Jam kundër një koalicioni qeveritar. Jo se nuk do të shtrij dorën në qeverisjen me partinë që është në qeveri. Kam një paketë reformash që do të fillojë nga reforma elektorale që do ta caktojnë qytetarët kush do të futet në parlament. Pra do të kërkoj bashkëpunim”, tha Selami.

I pyetur nëse dështoi Republika e re e Bashës, Selami tha se i përket të kaluarës.

“Republika e re ishte një kuti bosh që e refuzuan shqiptarët. Kishte ide por u prezantua keq. Republika e re dështoi dhe i përket të kaluarës”, tha Selami./dritare.net/

the authorE B