Rajon & Botë

Sekuestrohet arsenal armësh dhe eksploziv në kufi me Greqinë

Sekuestrohet një arsenal i vërtetë armësh, municione dhe eksploziv në kufirin grek me Shqipërinë.

Mbrëmjen e djeshme, e diel, një patrullë policie pikasi në tokën greke në zonën e Mavromatit, tre persona të cilët lëviznin në këmbë, në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë.

Të dyshuarit kur pikasën patrullën e policisë greke e cila po tentonte t’i ndalonte, hodhën çantat duke u larguar për në territorin shqiptar, ku duke përfituar nga terreni i thyer humbën dhe gjurmët.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan tre automatikë kallashnikovë me shtatë karikatorë, 11 granata difensive, 33 kapsolla detonatore, pesë kallëpe me dinamit (TNT), me peshë 1.05 kilogramë, një kuti me 10 ndezës granatash dhe 1593 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Lidhur me këtë rast autoritetet greke po vijojnë hetimet.

the authorE B