Aktuale

Sekuestrohen 5 kg marihuanë në Prishtinë, i dyshuari arratiset

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë ka sekuestruar një sasi të marihuanës.

“Njësia policore gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull K/Shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 5 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari gjendet në arrati. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/

the authorE B