ShowBiz

Seksi Xhesika sërish pjesë e “O sa mirë”

Seriali vendor “O sa mirë” tashmë ka nisur sezonin e ri të transmetimit.

Gjatë episodeve të para të serialit janë vërejtur disa ndryshime në përbërjen e aktorëve

Një prej tyre ishte edhe mungesa e aktores Arta Nitaj e njohur në serial me rolin e “Xhesikës” e cila është shumë e dashur për publikun.

Si duket ajo i është rikthyer tashmë serialit. Kjo është bërë e ditur nga një fotografi e publikuar nga aktorja Adriana Matoshi e që në serial njihet me rolin e “Sasës”.

the authorE B