Rajon & Botë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së dhe ministri i Jashtëm i Rusisë diskutojnë për Sirinë përmes telefonit

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, kanë diskutuar mbrëmë përmes telefonit për situatën në Siri, pas sulmit ajror amerikan ndaj bazës ajrore siriane, njofton Ministria e Jashtme e Rusisë.

Lavrov ka theksuar se sulmi ndaj një vendi qeveria e të cilit e lufton terrorizmin vetëm sa i ndihmon terroristëve, krijon kërcënime shtesë ndaj sigurisë rajonale dhe globale, transmeton Express.

Ai thuhet t’i ketë thënë Tillersonit se pohimet se ushtria siriane përdori armë kimike në provincën Idlib më 4 prill, nuk përkojnë me realitetin.

Raportohet se të dytë janë pajtuar për të vazhduar diskutimet për Sirinë në një takim personal. TIllerson pritet ta vizitojnë Moskën javën që vjen./Express/

the authorE B