Sport

Sejdiu tregon arsyen e dorëheqjes nga Besa

Gani Sejdiu ka konfirmuar largimin nga Besa. Strategu kosovar ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit menjëherë pas ndeshjes që skuadra e tij e humbi të dielën nga kandidati kryesor për titull, Trepça ’89. Sejdiu e ka treguar arsyen ekskluzivisht për “Zërin”

“Erdhi momenti të ofroja dorëheqje, për çka njoftova zyrtarët e klubit. Krejt çka mund të them është se vendimin për të dhënë dorëheqje e kam marrë për arsye personale”, deklaroi për “Zërin” Sejdiu.

“I kam aranzhuar disa vizita në klube të huaja për t’i ndjekur trendet dhe zhvillimet e zejes së trajnerit sepse në profesionin tonë vazhdimisht ka risi. Kështu që do të dal jashtë për të përparuar profesionalisht dhe përvojat t’i sjelli në futbollin kosovar”, theksoi Sejdiu.

“Besën e lash larg rrezikut për të rënë nga Superliga dhe në garë të Kupës, gjë që ishte prioritet parësor”, përfundoi ai.

Sejdiu është një trajner kampion, ndër më profesionistët në futbollin kosovar. /Zëri/