Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ky i fundit deklaroi se matjet e fundit që janë bërë të opinonit publik nxjerrin keq PSD’në.
“Ne kemi marrur informacione rreth disa matjeve që janë bërë. Tani ky grup janë më keq se partia FER1, pra tani FER2 ka rreth 1.8% në një sondazh ndërsa në një sondazh tjetër ka 2%, më pak se sa FER1 që kishte rreth 2.7% të mbështetjes”, deklaroi ditë më parë Kurti.
Ndërsa, Sejdiu i hodhi poshtë këto konkludime të Kurtit.
“Tentativë që të ulë e godas mbi potencialin e PSD-së. E kuptoj por nuk e mirëkuptoj. Por nuk dua që ne si subjekt të tratjojmë hidhërime të momentit”, ka thënë ai per Klan Kosova.