Aktuale

Seanca për Demarkacionin shtyhet për të martën

Senaca për Demarkacionbin është paralajmëruar të mbahet nesër, por sipas gjitha gjasave, e njëjta është shtyrë për të martën, në orën 14:00.
Burimet të Gazetës Express kanë thënë se Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të dalë në votim as këtë javë. Kjo pasi seanca ështës caktuar të mbahet në martën.

Seanca po shtyhet edhe më tutje për shkak të mungesës së votave të nevojshme. Me kalimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi në AAK, koalicioni qeverisës bashkë me LDK’në kanë 79 vota që pritet të jenë pro. Nevojitet edhe një votë për të kaluar demarkaiconi me 2/3 e deputetëve.

the authorE B