Aktuale

Seanca e Kuvendit, arrijnë në sallë deputetët e LDK-së dhe VV-së

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë e re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro.

Deri më tani në sallë kanë arritur deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Vetëvendosjes.

Shuma e alokuar për Kosovën në programin e IPA II për vitet 2014-2020 është 645,5 milion, të cilat do të shpërndahen në sektorët:

Demokracia dhe qeverisja;

Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; Energjia;

Konkurrueshmëria dhe inovacioni;

Arsimi, shëndetësia dhe politikat sociale;

Bujqësia dhe zhvillimi rural Mjedisi dhe Bashkëpunimi regjional.

the authorE B