Sport

Schwarzenegger viziton Barcelonën, ja si e quan Messin

PASADENA, CA - JANUARY 16: Arnold Schwarzenegger attends the 2014 TCA Winter Press Tour - CBS/CW/Showtime Panels at The Langham Huntington Hotel and Spa on January 16, 2014 in Pasadena, California. (Photo by JB Lacroix/WireImage)

Ylli i Hollywoodit, Arnold Schwarzenegger, ka komentuar Leo Messin. Ai ka thënë që Messi është “terminatori i futbollit”.

Schëarzenegger ka thënë që e do Barcelonën, në një vizitë në “Camp Nou”.“E dua Barcelonën, është kënaqësi të jem këtu. E kam bërë ‘Arnolld Classic” në gjitha kontinentet dhe Barcelona është shumë e rëndësishme pasi përfaqëson klasikën evopiane”, deklaroi Schwarzenegger.

“Vizituam gjithë kontinentet duke promovuar fitnesin, shëndetin dhe bodybuildingin”.“Kam luajtur futboll, por talenti im ishte në Bodybuilding. Të gjithë kanë talent në zona të caktuara, doja të bëhesha kampion bote dhe ia arrita”.“Vitin e kaluar vizitova klubin e Barcelonës dhe i shikova në stërvitje, ishte fantastike.

Kur rritesh me futbollin, e ke gjithmonë në mendje. Klubet evropiane janë në përgjithësi të mira dhe Barcelona është njëra nga ato, natyrisht dhe Real Madridi”.“Messi është ‘Terminatori i futbollit’, mund ta thojmë këtë”, ka thënë Schwarzenegger.