Sport

Schmidt merr drejtimin e Wolfsburgut

Zvicerani Martin Schmidt, ish-trajner i Mayence, është zgjedhur për të drejtuar ekipin e Wolfsburg, duke zëvendësuar holandezin Andries Jonker, i shkarkuar sot paradite, pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit në Bundesligë, njoftoi klubi gjerman.

“Zvicerani 50-vjeçar ka nënshkruar të hënën paradite një kontratë deri në 2019 dhe do të zhvillojë pasdite stërvitjen e parë me ekipin në prag të ndeshjes që do të luajë të martën në mbrëmje ndaj Breme”, saktësoi klubi.Pas javës së 4-rtë, Wolfsburgu ndodhet në vendin e 14-te me vetëm 4 pike./KosovaPress/