Sport

Saul godet Balen e Ronaldon: Ky është lojtari më i mirë i Realit

Saul Niguez, mesfushori i Atletico Madridit, ka dhënë një deklaratë interesante para derbit me Real Madridin

Saul Niguez beson se Luka Modric është më i rëndësishëm për Real Madridin sesa Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Këtë deklaratë mesfushori i Atleticos e ka dhënë para derbit me Real Madridin, i cili do të luhet në fundjavë, përcjell Express.

“Luka Modric është lojtari më i mirë i Real Madridit. Ne e dimë se ata kanë lojtarë të rëndësishëm në sulm, por Modric e qon ekipin përpara”, ka thënë Saul për Goal.com. /Express/