Aktorja, Adriana Matoshi apo e njohur kohëve të fundit si ”Sasa” nga seriali ”O sa mirë”, është një nga aktoret që kohëve të fundit ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve me rolin e saj.
Krahas karrierës, aktorja kohëve të fundit është bërë edhe mjaft aktive në rrjetet sociale, në të cilat po publikon imazhe të ndryshme. E kur jemi te imazhet, Adriana disa të tilla i ka realizuar së fundmi, në të cilat duket shumë më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim.
Sikur te çdo imazh i saj, aktorja merr pëlqime dhe komente të shumta te fotografitë që publikon. Me grim që i shkon për fytyre dhe këmishë të kaltër me të zezë, Adriana thjesht shkëlqen në fotografitë e fundit.