ShowBiz

Sasa ia poston videon Xhesikës teksa ajo është me pizhame (Video)

Të dy janë shumë aktore të njohura e shumë të dashura për publikun.

Bëhet fjalë për Adriana Matoshin (Sasën) dhe Arta Nitaj (Xhesikën) nga seriali “O sa mirë”.

Të dy njihen për rolet e tyre të veçantë që kanë në serial.

Xhesika dhe Sasa brenda në serial nuk është se kanë raporte aq të mira.

Ato madje shumë shpesh shihen duke u grindur.

Por jo gjë nuk ndodh edhe në realitet.

Jashtë kamerave, Adriana dhe Arta kanë shumë raporte të mira dhe janë shumë të afërta.

Këtë më së miri na dëshmojnë fotografitë e video që ato postojnë në rrjetet sociale dhe ku shihen të qeshura e të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Së fundmi është kjo Adriana e cila në profilin e saj në Instastory ka publikuar një video teksa Arta shihet e sapo zgjuar nga gjumi.

Arta shihet me pizhame.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.

Kjo nuk është hera e parë që ato shihen së bashku.

Aktoret e bukura veçse i kanë dhënë hijeshi këtij seriali./Gazeta Express/

the authorE B