ShowBiz

Sasa e la artin e i hyri politikës!

Gazetarja dhe prezantuesja kosovare Sasa Hoda pasi arriti ta mposhtë sëmundjen e saj e cila po i rrezikonte jetën, vendosi sërish të rikthehet dhe të ballafaqohet me sfidat e tjera që do t’i dilnin përpara.

Sasa madje në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vend kandidoj për Asamblenë Komunale të Gjakovës në radhët e LDK-së.

Ndërsa pas publikimit të rezultateve të KQZ-së, Sasa njoftoj miqtë e saj në rrjetet sociale që ka arritur ta fitoj një ulëse.

Ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që ia kanë besuar votën. Sasa ka marrur gjithësej 159 vota./Indeksonline

the authorE B