Ylli i Manchester Cityt, Leroy Sane, është një hap larg një transferimi te Bayern Munich, raporton Bild.
‘Bavarezët’ janë të interesuar për gjermanin që një kohë të gjatë, dhe tani kanë filluar realizimin përfundimtar të transferimit.
Fakti që 24 vjeçari do të bëhet ndoshta një futbollist i ri i Bayernit, konfirmohet edhe nga veprimi i fundit i trajnerit Hans Flick, i cili ka biseduar me atë në telefon.
Bild zbulon se Flick ka biseduar me Sanen për 30 minuta, duke i prezantuar planet e tij, sistemin e punës dhe atë që dëshiron prej tij në fushë, përcjell lajmi.net.
Informacionet e fundit nga Gjermania thonë se Sane tashmë ka një marrëveshje me Bayernin, dhe se kanë mbetur tani bisedimet mes klubeve.
Besohet se për Sane, Bayern Munich do të paguajë deri në 80 milionë euro./Lajmi.net/