Manchester City ka një lojtar, i cili është i dashuruar me veten.
Po flasim për mesfushorin Leroy Sané, i cili ka shfrytëzuar pushimet e verës për të mbushur të gjithë shpinën e tij me një tatuazh fantastik. Jo, në të nuk është nëna, e dashura apo ndonjë trofe i fituar, por… vetja.
Në shkurt, ai shënoi gol në fitoren 5-3 të “Qytetarëve” kundër Monaco-s në Ligën e Kampionëve me krahët e hapura në “Etihad Stadium”. Kjo skenë do të ngelet përjetë në trupin e tij, me tatuazhin që ka nisur me kohë, por ka përfunduar me një punim që ka zgjatur për dy ditë.
Interesante: Sané nuk e ka përdorur logon e klubit të tij aktual, që do të thotë se të ardhmen nuk e sheh domosdoshmërisht blu.
Çfarë ka tjetër në shpinën e tij? Epo, fillimisht bie në sy kodi postar “44866”, që është i vendlindjes së tij, Bochum. Ndërkaq, poshtë ai ka të vizatuar hartat e vendeve të prindërve të tij, Senegal dhe Gjermani. Natyrisht, 21-vjeçari i ka ruajtur një vend edhe besimit të tij, duke përfshirë një portë mistike. /telesport/