Alex Sandro me shumë mundësi do të transferohet në PSG gjatë kësaj vere
Chelsea ka konkurrencë të fortë nga PSG për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro, shkruan The Mirror.
Drejtuesit e skuadrës italiane do të refuzojnë 69 milionë euro për Sandron, pasi dëshirojnë të presin ofertën e francezëve.
Sandro është prioriteti kryesor i Antonio Contes, por inkuadrimi i PSG’së në garë mund ti prish punë.
Chelsea po ashtu po interesohet edhe për Kostas Manolas të Romës, Bakayoko të Monacos dhe Romelu Lukaku të Evertonit. /Express/