Alex Sandro duket se dëshiron largimin nga klubi italian, Juventus.
Mediet italiane raportojnë se Sandro ka kërkuar largimin nga “Zonja e Vjetër”, pas interesimit të madh te Chelseat dhe Manchester Cityt, transmeton KosovaPress.
“Blutë” e Londrës dhe ‘Qytetarët’, janë gati t’ia ofrojnë Juvës 55 deri në 60 milionë euro për Sandron, i cili ka bërë një super sezon me torinezët sezonin që e lamë prapa.
Pavarësisht së Juve insiston se do ta mbaj lojtarin, megjithatë, raportohet se Sandro dëshiron transferimin në Premier League./KosovaPress/