Sport

Sanchez në Tottenham për 43 milionë euro

Ajax Amsterdam ka pranuar ofertën e Tottenhamit me vlerë prej 43 milionë euro për transferimin e mbrojtësit Davinson Sanchez.

“Sky Sports” ka konfirmuar se klubi holandez ka pranuar ta shesë Sanchezin te skuadra Tottenhamit.Sanchez shkëlqeu me paraqitjet e tij në Ajax duke u shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga ekipi holandez.Ai së fundmi kërkohej edhe nga Barcelona e Inter.