Renato Sanches përveç që është shpallur kampion i Evropës me Portugalinë, ka marrë edhe çmimin si futbollisti më i mirë i ri i turneut.
Super talenti 18-vjeçar i Portugalisë, që ka luajtur një rol kyç në suksesin e kombëtares iberike është shpërblyer nga UEFA.
Sanches përveç paraqitjeve të mira ka realizuar edhe golin vendimtar ndaj Polonisë në çerekfinale, duke i mundësuar kombëtares së tij që ta çonte lojën në vazhdime që më pas e kishin fituar pas ekzekutimit të penalltive.
Ndryshe, Sanches, këtë verë është transferuar nga Benfica te Bayern Munich për shumën e 40 milionë eurove.