Samuel Eto’o nuk ndihet rehat në Turqi.
Raportohet se Eto’o është duke menduar t’i kërkojë klubit turk Antalayaspor anulimin e kontratës, sipas FootMercato, përcjell Express.
Sulmuesi nga Kameruni nuk dëshiron të vazhdojë të luajë në Super Ligën Turke për shkak se është i zemëruar me mungesë të përmirësimeve në kontratë gjatë kësaj vere.
Eto’o ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si Barcelona dhe Inter, me të cilat e ka fituar Ligën e Kampionëve. /Express/