Gjiganti koreanojugor, “Samsung Electronics”, ka ulur sot parashikimet mbi përfitimet operative në tremujorin e tretë, me 33,3 për qind si pasojë të dështimit që shkaktoi Galaxy Note 7.
Po ashtu, aksionet e Samsung kanë regjistruar një humbje rekord prej tetë për qind në Bursën e Koresë.
Gjiganti koreanojugor ka vendosur të mos financojë më fiaskon e Note 7 dhe të ndërpresë përfundimisht prodhimin e këtij smartfoni të përfshirë në skandalin e baterive që marrin flakë.