Problemet e fundit me smartfonin e kompanisë Samsung – Galaxy Note 7, nuk e kanë penguar dëshirën tek njerëzit për pasur një të tillë.
Sipas raporteve të kompanisë, rreth 90% e blerësve të Galaxy Note 7 nuk janë zhgënjyer me problemin që pati smartfoni i Samsung – ata kanë pritur për të dalë përsëri në treg dhe nuk e kanë zëvendësuar atë me ndonjë paisje tjetër të Samsung ose kompanive të tjera, transmeton lajmi.net
Në të gjitha vendet e botës pothuajse është në fazën përfundimtare procesi i shkëmbimit të Galaxy Note 7.
“Jemi duke u siguruar që të gjitha paisjet e prekura të zëvendësohen sa më shpejtë me efikasitet të lartë”, është shprehur një zyrtar i Samsung.
“Ne jemi mirënjohës ndaj konsumatorëve tanë për besnikërinë e tyre dhe ju përkujtoj se siguria e tyre është prioriteti kryesor për Samsung”, ka shtuar ai.
Kompania gjithashtu ka njoftuar se problemi me mbinxehjen e baterisë është evituar dhe së shpejti të gjithë mund ta kenë në pronësi smartfonin Samsung Galaxy Note 7./lajmi.net