Tech

Samsung Galaxy Note 7: Misteri se çka shkakton shpërthimin e telefonave mund të çojë në ndaljen e shitjeve

Kompania Samsung thotë se ka ndalur shitjen e telefonave dhe kushdo që e ka një të tillë, duhet ta kthejë, shkruan Indepedent.

Ky  paralajmërim vlen edhe për telefonat e zëvendësuar. Samsung, që njëherë tha se e kishte rregulluar problemin, tani thotë se edhe telefonat e rregulluar  kanë gjasë të shpërthejnë, transmeton KosovaPress. Samsung thotë se telefonat  nxeheshin dhe merrnin flakë për shkak të problemeve me bateri.

Samsung  zëvendësoi  të gjithë telefonat e mëparshëm me telefona të rinj,  të cilëve iu punonte bateria. Por edhe pas kësaj,  se paku 5 telefona kanë shpërthyer në SHBA.