Tech

Samsung Galaxy J7+ vjen me kamerë të dyfishtë

Përfundimisht e dimë emërtimin e modelit Samsung Galaxy J7 2017, me dy kamera në anën e pasme.

Telefoni do të quhet Galaxy J7+ dhe informacionet mbi pajisjen janë shfaqur në Tajlandë, ku telefoni së shpejti do të jetë i pranishëm.

Galaxy J7+ ka dy kamera të pasme prej 13MP dhe 5MP. Sistemi mbështet mënyrën e portretit Live Focus, ngjashëm si te modeli Galaxy Note8. Aty është edhe kamera për selfi prej 16MP, transmeton KosovaPress.

Pajisja ka ekran 5.5 inç Super AMOLED 1080p, çip me tetë bërthama Exynos 7870, 4GB RAM, 32GB hapësirë për ruajtje, e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD, skaner për gishtërinj, bateri 3000mAh dhe mbështetje për dual-SIM kartelë.

Galaxy J7+ ka mbështetjen Bixby dhe tastierën për asistentin Bixby.

Tash për tash nuk ka informacione se kur Samsung Galaxy J7+ do të dalë në tregun jashtë Tajlandës, ku do të jetë i pranishëm në ngjyrat e zezë, e artë dhe rozë.