Samsung nuk kishte shpresuar për një fundvit të tillë. Pas telasheve me Note 7, kompania po tenton të ecë përpara me ide të reja.
Për kompaninë teknologjike, të ecësh përpara do të thotë të fokusohesh në Galaxy S8 – dhe kjo është ajo çfarë kompania është duke e bërë.
Për ata që mendonin se Samsung do të dështonte me Note 7, kompania tashmë veçse është duke e prodhuar gjeneratën e re, transmeton Gazeta Express.
Sipas Wall Street Journal, S8 do të ketë një dizajn të ri, një kamerë më të mirë dhe një shërbim më të mirë të inteligjencës artificiale.
Galaxy S8 pritet të publikohet gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.