Sport

Salihamidzic, Drejtor Sportiv i Bayernit

Hasan Salihamidzic është emëruar Drejtor Sportiv i ri i Bayern Munichut
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich gjatë një konference për media ka prezantuar Hasan Salihamidzicin si Drejtor Sportiv.

Kjo pozitë ishte e lirë që nga pranvera e vitit 2016, kur Matthias Sammer vendosi të largohej.

Salihamidzic ka nënshkruar kontratë me Bayernin deri në vitin 2020, ndërsa tha se ndjehet shumë i lumtur që është kthyer në shtëpinë e tij.

“Qëkur erdha për herë të parë në Bayern Munich nuk u ndjeva në një marrëdhënie pune por në një marrëdhënie familjare. Jam identifikuar gjithmonë me këtë klub”, tha fillimisht Salihamidzic gjatë konferencës për media.

“Edhe pse u largova për disa vite tek Juventusi, ishte e qartë për mua që një ditë do kthehesha. Familja ime jeton në Mynih, fëmijët e mi kanë lindur këtu. E njoh klubin në rrënjë, njoh çdo strukturë. Do të jem në shërbim të lojtarëve shtatë ditë në javë nga 24 orë”. /Express/