Liverpooli është shumë afër nënshkrimit me Mohamed Salah
Duket se Mohamed Salah luajti sezonin e fundit në “Olimpico” me Romën, i cili pritet të rikthehet në Premierligë.
Sipas asaj që raporton “Daily Telegraph”, anësori i Romës është afër transferimit në “Anfield”, që pritet të jetë transferim rekord për klubin.
Besohet se “Të Kuqtë” do të paguajnë 35 milionë funte për shërbimet e reprezentuesit të Egjiptit dhe shpresojnë të kompletojnë gjithçka brenda javës.
Salah ka bërë 41 paraqitje për Romën këtë edicion, duke shënuar 19 gola.
Ai më parë ka luajtur në Premierligë te Chelsea, por që nuk i bindi drejtuesit e “Bluve të Londrës”, duke e lënë të largohet drejt Serisë A, fillimisht në formë huazimi te Fiorentina një vit dhe një tjetër te Roma, që më pas romakët blen krejtësisht kartonin e lojtarit. /Express/