Sport

Salah niset për në Angli (Foto)

Mohamed Salah është një hapë larg transferimit në Liverpool
Gazetari egjiptian, Elmedany Hady, ka zbuluar se sulmuesi i Romës, Mohamed Salah tashmë ka prerë biletën e aeroplanit për në Angli.

Ai pritet që sot pasdite, rreth orës 16:50, nga Kajro të udhëtoj drejtë Anglisë, ku prite të mbërrijë në ora 21:05, sipas orës lokale, përcjell Express.

Salah, të mërkurën pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Liverpooli, para se të nënshkruaj kontratën.

Për Salah kjo do të ishte një rikthim në Premierligë, pas përvojës së pafat me Chelsean. Salah ishte transferuar në Chelsea në vitin 2014 nga Basel.

Ai me skuadrën nga Stemford Bridge ka luajtur vetëm 13 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. /Express/