Sport

Sadiku gati për Kombëtaren shqiptare? (Video)

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares, është duke punuar me intensitete që ta rikuperoj lëndimin.

Armando Sadiku vazhdon riaftësimin pas operacionit në gjurin e majtë që kreu më 5 tetor, një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit.

Sulmuesi i Kombëtares prej disa ditësh ndodhet në Torino, ku po ushtrohet në klinikën “J Medical”, një ndër më të mirat për rehabilitimin e futbollistëve.

Ai postoi në “Facebook” një video ku shfaqet duke punuar në palestër nën kujdesin e mjekut të Kombëtares, Xhanluka Stezina, i cili ka qenë mjek përgjegjës për ekipin e parë të Juventusit në katër vitet e fundit.

Riaftësimi po shkon sipas parashikimeve dhe 25-vjeçari synon të rikthehet në dispozicion të trajnerit De Biasi për duelin e 12 nëntorit kundër Izraelit në Shkodër.